Bode: Qeveria “rrezikon” ekonominë, Rama 1 mld dollarë për të kënaqur “oborrin” e tij

Partia Demokratike përafron mendimet me mazhorancën e majtë se ekonominë e presin ditë të vështira në vijim, por kjo sipas saj jo për faj asaj çfarë trashëgoi qeverisja e djathtë, por nga shpenzimet që ka programuar qeveria e re. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-Ministri Ridvan Bode që për 8 vite administroi financat e shqiptarëve, tha se Edi Rama dhe qeveria e tij do të rrisin borxhin publik edhe me 1 miliardë dollarë deri në fund të këtij viti, të gjitha këto shpenzime për administratën.“Që në ditët e para të qeverisjes nga e majta kthehemi në deficitin primar. Deri në fund të 2013, deficiti primar do të arrijë në 1%. Fryrja e administratës qendrore kërkon fonde shtesë, dhe për këtë arsye qe në këtë vit i themi lamtumirë përiudhave të qeverisjes me përdorimin e huamarrjes vetëm për investime publike, pasi do përdoret edhe për nevoja shtesë. Në ka asnjë shtesë, që të mund të përdorej për të zgjidhur ngërçin e faturave të prapambetura të biznesit. Rritja e borxhit bëhet për 2 arsye; për të mos mbledhur të ardhura dhe për të lënë një situatë kaosi në administrimin e taksave, si dhe për të rritur shpenzimet qeveritare për kabinetete e reja që janë krijuar. Bode theksoi se në 2012 borxhi publik ishte 828 miliardë lekë, ose 61% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2013 ai do të shkojë 930 miliardë lekë, rreth 1 miliardë dollarë rritje të vëllimit të tij” tha ai.Bode tha se është kërkuar një interpelancë lidhur me situatën e ekonomisë shqiptare, ndërsa shtoi se përpjekjet e Ramës për të përkeqësuar situatën ekonomike të vendit, minojnë interesin e investitorëve të huaj.“Ne këtë kemi kërkuar, të bëhet kjo interpelancë, pasi janë publikuar këto shifra jo reale. Edi Rama mallkon kështu ekonominë e vendit, duke mos ditur se një nxirrje e situatës ekonomike të vendit frikëson investitorët e huaj. Kështu ai po vret shpresën e ekonomisë sonë për t’u vendosur e para në rendin e vendeve ku duhet të fillojë rritja ekonomike. Me këtë situatë që po krijohet nga Rama, vendi ynë do të mbetet me ritmin më të ulët të rritjes në rajon” theksoi Bode.Ish-ministri i Financave theksoi se gjatë qeverisjes së demokratëve ka patur rënie të përvitshme të kostos së borxhit publik dhe sufiçit të balancës primare të buxhetit, ndërsa akuzoi socialistët se po sulmojnë qeverinë paraardhëse për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve të fushatës“Çështja e nivelit të borxhit është një shifër e hedhur në baltë, siç po bëjnë me buxhetin e 2013, pasi pretendojnë se ka fatura të papaguara apo detyrime ndaj biznesit, që janë gjëra që nuk lidhen me financat, me borxhin. Gjithë kjo fushatë për të sulmuar financat e shtetit dhe ekonominë ka një prapaskenë , relaksin në qeverisjen e vendit, dhe nga ana tjetër për të larë duart përfundimisht me premtimet elektorale për të cilat erdhi në pushtet dhe për të krijuar një parajsë fiskale për njerëzit me të cilët Rama ka lidhje të dyshimta”, deklaroi ai.Në vijim të analizës së tij për ekonominë, Bode vuri theksin tek rëndësia që qeveria e re duhet t’i kushtojë administrimit të borxhit dhe të investimeve, ndërsa shton se nevojitet një mirëadministrim i të ardhurave nga tatimet dhe taksat.“Rënia e përvitshme e ivelit të kostos së borxhit publik, tregon për punën e qeverisë për investime. Vihet re ulje e kostos së borxhit publik. Në këtë përiudhë për shkak të krizës globale intresi për kredimarrje është zvogluar. Po kështu edhe kushtet e dhënies së kredive janë shtrënguar. Kjo mund të shoqërohet me rritje të interesit. Borxhi publik shqiptar ka qendrueshmëri në harkun e 12 viteve të fundit. Disa vende në rajon kanë arritur nivelin tonë të borxhit publik. Në harkun e 4 viteve para krizës borxhi publik është rritur me 6.8 pikë përqindje. Kjo është ndikuar edhe nga kriza në vendet e tjera europiane, të cilat kanë rënë në recesion. Huamarrja ka ardhur si nevojë e investimeve publike në vend. Një pjesë e këtyre investimeve kanë qenë nga të ardhurat nga tatimet dhe taksat. Ndërsa me qeverijes e re borxhi parashikohet të rritet. Priten 26 milionë të ardhura më pak nga tatimet dhe taksat gjatë 4 muajve të parë të qeverisjes”, tha më tej ish-Ministri i Financave.Sa i perket raporteve me FMN, Bode tha se situata politike, situata e borxhit publik apo situata e taksave siç e koncepton qeveria e re, nuk është në funksion të një marrëveshje të re me këtë institucion.“Në atë kohë reformat e realizuara, u cilësuan të suksesshme. Ne kemi vijuar bashkëpunimin me FMN. Por në një vit elektoral kjo nuk u pa arsyeshme, pasi do të duhej prania e qeverisë së re, dhe prandaj u la për pas zgjedhjeve. Mendoj se situata politike, situata e borxhit publik apo situata e taksave siç e konceptojnë ata, nuk është në funksion të një marrëveshje të re me FMN. Ky institucion ndjek një vëzhgim konservativ në raport me ekonominë. Por ka përpjekje të qeverisë për të arritur maksimumin edhe në rrethana të vështira. Ekonomia e vetme që nuk ra në recension gjatë viteve të krizes, duhet të jetë e para ekonomi që duhet të synojë të arrijë parametrat me të mira ekonomike mes vendeve të rajonit. Por kaosi në të cilin po operon qeveria e re sa i takon parametrave ekonomike, po e minon këtë mundësi. Por këndvështrimi afatmesëm dhe aftagjatë i fondit, reflektohet mungesa e një programi të qartë që shfaq sot qeveria shqiptare, që në fillim të qeverisjes së saj”, u shpreh Bode.