Qeveria emërime të reja në krye të pronave, ushqimit dhe prefekturave
Kryeministri Rama prej orës 18:00-19:30 të ditës së sotme mbajti mbledhjen e radhës me kabinetin e tij qeveritar. Në mbledhjen e së mërkurës qeveria vendosi:Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task - Forcës për Mbrojtjen e Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Brendshme.2- Emërim në detyrë të z. Arben Isaraj, Zëvendësministër i Drejtësisë.3- Largimin nga detyra dhe lënien e gradës “Drejtor i Përgjithshëm” të z. Hysni Burgaj dhe emërimin në këtë detyrë dhe gradë të z. Artan Didi.4- Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Lezhës, z. Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të z. Nrec Deda.5- Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, z. Eduart Veçani, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Besnik Dervishi.6- Emërimin e znj.Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.7- Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Afrim Bakaj.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u përcaktuan gjithashtu fushat e përgjegjësisë shtetërore për; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë E Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe për Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.