Elbasan, plagoset me thikë pas konfliktit, ndalohen 2 autorët

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku një person është plagosur me thikë nga dy persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.Sipas policisë, autorët e ngjarjes kanë tentuar të largohen me një kamionçinë, me targa AA707DJ, por janë ndaluar pak kilometra larg vendit të ngjarjes.Ndërkaq i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal ku po merr ndihmën mjekësore.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.