Drama e astronautëve, Filmi “Gravity” po tërheq vëmendjen e kritikës

Në botën e Hollivudit të gjithë po flasin për filmin e Alfonso Cuaron, e ndërsa  filmi ‘Graviteti’ po diskutohet shumë si kandidat për çmimin Oscar sidomos për efektet vizuale dhe muzikën.Për kritikët ky film është një dramë psikologjike që ofron njëkohësisht pamje mbresëlënëse. Ndërkohë që misioni në hapësirë pëson një aksident, shkencëtarja Ryan Stone po zhytet në errësirën e ftohtë dhe të pafund dhe shanset e saj për t'u rikthyer në tokë janë shumë të zymta. Një histori e thjeshtë humbje dhe mbijetese që ndodh qindra mijëra kilometra mbi tokë ndërkohë që pamjet e bukura filmike shfaqin si bukurinë po ashtu edhe pamjen që të vrent nga hellësitë e hapësirës.Fantazia e astronautëve të dalë në hapësirë ndërpritet befas nga paralajmërimi i qendrës së kontrollit për mundësinë e përplasjes nga mbetje të një satelit i shkatërruar rus. Astronauti Matt Kowalski paralajmëron Stone.Por Ryan, luajtur nga Sandra Bullock, është në misionin e saj të parë dhe nuk e shikon rrezikun deri atëherë kur është shumë vonë. Kowalski, luajtur nga George Clooney, përpiqet ta ndihmojë atë.Regjisori Alfonso Cuaron krijon një eksperiencë tre dimensionale të fatkeqësisë në hapësirë, ku romantika e qetë në hapësirë kthehet në tmerr dhe astronautët humbasin kontroll.Astronautët me NASA Catherine Coleman dhe Mike Massimino kanë realizuar shumë ecje në hapësirë. Ata thonë se filmi përshkruan me saktësi sfidat teknike dhe emocionale në hapësirë, sidomos mbeturinat që sillen rreth tokës që mund të rrezikojnë misionet.