Orikumi është autokton, vërtetohet nga gërmimet e fundit arkeologjike

Orikumi është autoktonas dhe i përket shekullit të 6-të të erës sonë. Zbulimet e fundit arkeologjik kanë rrëzuar tezën se qyteti ishte një themelim Eubeas. Të dhënat e pakundërshtueshme janë zbuluar gjatë gërmimeve nga një grup arkeologësh shqiptarë dhe zvicerianë.Gërmimet e fundit i kanë dhënë përgjigje edhe një tjetër dileme në qytetin antik të Orikut. Objekti që më parë dyshohej se ishte një teatër, në fakt është një ndërtim i karakterit hidrik.Gërmimet klandestine dhe mungesa e fondeve janë rreziqet që i kanosen qytetit antik të shtrirë mbi kodrën e Paleokastrës.Kodra e Paleokastrës rreth 5 ha, ku shtrihet Oriku antik qarkohej prej një muri mbrojtës 950 m të gjatë. Në pjesën e sipërme të saj gjendej një mur i dytë, i cili krijonte akropolin e qytetit.