Kubë, emërime të reja në krye të gazetave kryesore
Kuba ka emëruar drejtues të rinj për dy gazetat kryesore të vendit, “Granma” dhe “Juventud Rebelde”.“Furtuna” në mediat e vendit ishullor, të kontrolluara fuqishëm nga qeveria, u përshkrua nga Partia Komuniste si një “rinovim”.Kryeredaktori i ri për “Granma”, Pelayo Terry, shihet si një person më pak i vijës së ashpër nga paraardhësi i tij, bën të ditur korrespondentja e BBC në Havana. Ai ka një llogari në Tëitter dhe është shprehur në favor të përdorimit të rrjeteve sociale për të promovuar dialogun.Vendimi për të zëvendësuar krerët redaksionalë të dy gazetave u mor nga Byroja Politike e Partisë Komuniste. “Granma” është gazeta zyrtare e Byrosë Politike, ndërsa “Juventud Rebelde” është e përditshme e krahut të të rinjve të Partisë.Në kongresin e partisë gjatë verës, politikanët bënë thirrje për një tip të ri gazetarie në Kuba, me më pak vetcensurime dhe fshehtësira. Ky shihet si zhvillimi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim.Por mbulimi i lajmeve në gazetat dhe televizionet kubaneze vazhdon të dominohet nga linja zyrtare e partisë, ku mbizotërojnë raportet e vizitave të zyrtarëve dhe raportet pozitive rreth ekonomisë së vendit.Presidenti Raul Castro e ka përshkruar median vendase si “triumfaliste” dhe “apologjike”. Kreu i ri i “Granma” është një ish-korrespondent i luftës në Etiopi. Ai zëvendësoi Lazaro Barredo, i cili mbante këtë post prej 8 vjetësh. Terry vjen pas një eksperience si kryeredaktor i “Juventud Rebelde”, ku do të zëvendësohet nga zëvendësja e tij, Marina Menendez.Castro ka paraqitur disa ndryshime moderuese të ekonomisë dhe politikës, që prej marrjes së pushtetit nga vëllai i tij, Fidel Castro, i cili dha dorëheqjen në vitin 2008 për arsye shëndetësore.