“Ngërçi” politik në SHBA, Obama: Negociata pa kërcënime
Presidenti Barack Obama tha të martën në një konferencë shtypi se ai është gati të negociojë me republikanët për gjithçka.Por, Presidenti theksoi se i kishte bërë të ditur Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, gjatë një bisede telefonike, se negociatat nuk mund të zhvillohen, përsa kohë që republikanët mbajnë mbi popullin amerikan kërcënimin e mbylljes së qeverisë dhe dështimin financiar.Zoti Obama u bëri thirrje republikanëve të lejojnë votimin në Kongres për buxhetin, për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane që ka hyrë në javën e dytë.Po sot, zoti Boehner përsëriti qëndrimin republikan për zhvillimin e negociatave me Presidentin Obama për shkurtimin e deficitit buxhetor.Pas një takimi me ligjvenësit e tjerë republikanë, zoti Boehner tha se grupi i ligjvenësve republikanë do të këmbëngulë për zhvillimin e bisedimeve për shkurtimin e buxhetit me presidentin, si një kusht për të miratuar ngritjen e tavanit të borxhit.Zoti Boehner tha se bisedimet janë të hapura për të gjitha çështjet dhe nuk do të ketë “vija të kuqe”.Departamenti i Thesarit do të mbetet pa fonde më 17 tetor kur pritet të arrihet tavani i tanishëm i borxhit që është 16.7 trilionë dollarë.