SHBA hedh kartmonedha të reja në treg, rritet shkalla e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 20:58
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka disejnuar një kartmonedhë të re 100 dollarëshe, shumë më të vështirë për t’u falsifikuar.Imazhi i Benjamin Franklinit, një nga të ashtuquajturit baballarë të kombit, do të vazhdojë të jetë në kartmonedhë, por tani një imazh i dytë i tij, i cili do të jetë i dukshëm vetëm nëse kartmonedha vendoset në dritë, do të shtojë sigurinë, së bashku me një varg ndryshimesh të tjera.Autoritetet amerikane thonë se kartmonedha 100 dollarëshe është ndër më të falsifikuarat.Kartmonedha e re ishte në punim e sipër prej 10 vjetësh.