Nis samiti i shteteve të Azisë Juglindore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2013, 09:18
Liderët e 10 vendeve të Azisë Juglindore kanë hapur samitin e tyre vjetor në Brunei.Zhvillimet dy ditore të samitit, pritet të karakterizohen me pjesëmarrjen e liderëve nga shtete të rëndësishme, të cilat nuk janë pjesë e Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si Kina, Japonia, Korea Jugore, India dhe Shtetet e Bashkuara.Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen me një delegacion të kryesuar nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, pasi presidenti Obama e anuloi pjesëmarrjen e tij, si rrjedhojë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.