Exit-pollet rikonfirmojnë Aliyev si President të Aqerbajxhanit, me mbi 80% të votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2013, 22:48
Mbështetësit e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë nisur të festojnë fitoren e tij të pritur.Sipas exit-polleve, Aliyev ka fituar 84 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale.Kandidati i opozitës së bashkuar, Camil Hasanli, ka dalë i dyti me rreth 8 për qind.Hasanli ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “falsifikimi i tërësishëm i zgjedhjeve është shkelje brutale e të drejtës së popullit për zgjedhje”.Aliyev mban pushtetin qe në vitin 2003, kur ka zevendesuar babain e tij, Heydar Aliyev.