Pakistan, udhëheqësi i talibanëve: Të gatshëm për “bisedime serioze” me Qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2013, 22:28
Udhëheqësi i talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, i ka thënë BBC-së se është i gatshëm për “bisedime serioze” me Qeverinë e Islamabadit.“Ne besojmë në bisedime serioze, por qeveria nuk ka ndërmarrë hapa. Qeveria duhet të ulet me ne dhe pastaj ne do të paraqesim kushtet tona".Mehsud ka thënë se nuk është i përgatitur që të diskutojë kushtet përmes mediave.Talibanët pakistanezë kanë vrarë mijëra njerëz në luftën e tyre kundër shtetit të Pakistanit.Ata kontrollojnë zonat në pjesën veriperëndimore dhe janë fajësuar për disa sulme vetëvrasëse dhe të tjera.Nawaz Sharif, pasi është zgjedhur kryeministër i Pakistanit në muajin maj, ka thënë se do të donte bisedime të pakushtëzuara me talibanët.