Itali, arrestohet kapiteni i anijes së mbytur në Lampeduza

Policia italiane ka arrestuar një kapitenin të anijes që transportonte qindra emigrantë afrikanë e cila u fundos në brigjet jugore të ishullit Lampeduza javën e kaluar.Arrestimi i kapitenit 35-vjeçar me origjinë tuniziane ndodhi ndërkohë që zhytësit vazhduan të nxjerrin trupa të tjerë nga rrënojat e anijes, duke e çuar numrin e të vdekurve në 275 persona.Në anije po udhëtonin rreth 500 persona, shumica emigrantë nga Eritrea dhe Somalia, pjesë e një vale emigrantësh afrikanë që përpiqen të hyjnë në territorin evropian. Vetëm 155 persona janë shpëtuar.Ky ishte një nga incidentet më të rënda të vetme që përfshinte emigrantë dhe refugjatë të cilët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Afrika në kërkim të një jete të re në Evropë.