Parashikimet pesimiste të FMN: Rritja ekonomike do jetë më e ngadaltë
Në raportin e saj, FMN argumentoi se rritja mund të kompromentohet edhe më shumë në rast se problemet fiskale në SHBA do të vazhdojnë, ndërsa kriza e Eurozonës nuk ka përfunduar ende.Rritja më e ngadaltë në tregjet e ekonomive në zhvillim gjithashtu ndikon për të reduktuar pritshmërinë globale.Përsa i përket rritjes së përbashkët botërore për 2013-n, FMN parashikoi një ngadalësim në nivelin e 2,9% ose 0,3% më pak nga sa ishte parashikuar.Rritja e gjashtë muajve të parë të 2013-s llogaritet në 2,5%, çka sugjeron se në këtë pjesë të vitit nuk është vërejtur asnjë përshpejtim në lidhje me 12 muajt e fundit.Në vitin 2014, rritja do të jetë më e lartë, me një total prej 3,6%, por përsëri kjo është një shifër më e ulët se parashikimet e mëparshme."Rritja botërore është ende e dobët, ndërsa rreziku për përkeqësim të parametrave ekonomikë është ende aktual", shkruante raporti i FMN-së.Dy prej ekonomive më të mëdha botërore në rritje, ajo kineze dhe indiane do të vuajnë gjithashtu pasojat e kësaj klime të pafavorshme, me rritjen kineze që do të reduktohet me 0,3% në 7,3% gjatë 2013-s dhe atë indiane që do të prapësohet edhe më shumë nga nivelet e një viti më parë.