Turqia heq ligjin që ndalonte mbajtjen e shamisë në institucione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 14:45
Turqia ka hequr ndalesën prej disa dekadash për mbajtjen e shamisë në institucionet shtetërore, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse.Në një fjalim para deputetëve të partisë së tij, kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha: “Kemi braktisur një ligj arkaik, cili ishte në kundërshtim me shpirtin e republikës”.Megjithatë, ligji i cili daton që nga viti 1925, mbetet ende në fuqi për gjyqësorin dhe ushtrinë.Turqia i ka dhënë gjithashtu fund praktikës së recitimit të betimit kombëtar, gjatë çdo fillimi të javës nëpër shkolla.Erdogan është akuzuar për shkatërrimin e bazamenteve sekulare të republikës turke.