OKB mision të ri në Siri për shpejtimin e shkatërrimit të armëve kimik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 20:44
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të dërgojë një ekip të dytë të inspektorëve në Siri për të zgjeruar misionin e shkatërrimit të arsenalit kimik të këtij vendi.Ahmet Uzumcu, drejtor gjeneral i agjencisë, e bëri publik lajmin pas fillimit të një takimi katër ditor të kësaj agjencie në Hagë.Takimi erdhi në kohën derisa një grup i ekspertëve po vazhdon misionin në Siri për verifikimin dhe shkatërrimin e rreth 1,000 tonëve armë kimike të këtij vendi.Uzumcu tha se ai do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje mes agjencisë dhe Kombeve të Bashkuara për të mundësuar sigurinë dhe logjistikën e ekipeve të inspektorëve.