Haiti padit në gjykatë OKB, kërkon dëmshpërblim për kolerën

Avokatët që përfaqësojnë viktimat e epidemisë së kolerës në Haiti kanë ngritur padi kundër Kombeve të Bashkuara në një gjykatë të Nju Jorkut. Ata thonë se paqeruajtësit e OKB-së kanë futur kolerën në Haiti më 2010.Sëmundja ka vrarë mbi 8,000 njerëz. Avokatët kërkojnë kompensim prej 100,000 dollarësh për çdo person që ka vdekur dhe 50,000 dollarë për secilin person që është sëmurë.Nderkohe Kombet e Bashkuara thonë se kanë imunitet ligjor.