Gjermania refuzon kërkesën e Assad për të ndërmjetësuar
Qeveria gjermane e hodhi poshtë kategorikisht kërkesën siriane për një rol ndërmjetësues të Berlinit. Siria sapo ka filluar shkatërrimin e arsenaleve të saj të gazit helmues nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë, kur papritur presidenti Bashar al-Assad befasoi me një deklaratë që mund të kuptohet si një kërkesë ndaj qeverisë federale gjermane.Në një intervistë me revistën "Der Spiegel" Asadi tha se nuk kishte asnjë përgjegjësi për dhunën në vendin e tij. Njëkohësisht ai sinjalizoi se është i hapur për një rol ndërmjetësues të Berlinit. Por ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle e refuzoi ofertën."Ne kemi të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Lakhdar Brahimi, dhe mbështesim me të gjithë forcën përpjekjet e tij për ndërmjetësim për një zgjidhje politike," tha ai gjatë një vizite në Afganistan. Ëesterëelle kritikoi gjithashtu deklaratat e Assadit që mohon se ka përdorur gaz helmues në Siri: "Mohimet dhe hedhjet poshtë nuk janë sigurisht të përshtatshme për të përgatitur terrenin për një zgjidhje paqësore në Siri," thekoi Westewelle.Damasku zyrtar të paktën deri tani po i përmbahet rreptësisht një marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë e cia evitoi sulmin amerikan në Siri.Shkatërrimi i arsenalit të armëve kimike mbikeqyret nga një ekip i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Procesi konsiderohet një proces jo i thjeshtë, sepse ka armë që ndodhen në zona konflikti.Është hera e parë që Organizatës për Ndalimin e Armeve Kimike- me qendër në Hagë- i kërkohet të vazhgojë shkatërrimin e armeve kimike, gjatë konfliktit. Qeveria siriane i paraqiti- muajin e kaluar- kësaj organizate detaje mbi armet kimike, në kuadër të paktit Kerri-Lavrov, si dhe iu kërkua Damaskut t'i bashkohej Konventës së Armëve Kimike. Arsenali permban me shume se 1000 tone gaz sarin dhe agjente te tjere kimike të ndaluar.