BE ashpërson ligjet kundër duhanit

Eurodeputetët votuan të martën për ashpërsimin e ligjeve kundër duhanit, me qëllim që të bëjnë edhe më të vështirë aksesin e tij midis të rinjve.Votimi i sotëm në Strasburg vjen pas shumë muajve diskutime. Parlamenti ka votuar për lejimin e përdorimit të shenjave më të mëdha paralajmëruese për dëmet e duhanit nëpër paketimet e cigareve.Ligjvënësit kanë votuar gjithashtu për ndalimin e cigareve me shije të ndryshme që nga viti 2020.Ata kanë vendosur ndalesa edhe për reklamimin e cigareve elektronike, por nuk i kanë klasifikuar ato si produkte medicinale, çka do të limitonte shitjen e tyre vetëm nëpër barnatore.Lobuesit e kompanive të duhanit i kanë quajtur masat e reja joproporcionale dhe në kundërshtim me lirinë e konsumatorëve.Zyrtarë të BE-së thonë se sëmundjet që lidhen me duhanpirjen i kushtojnë buxhetit europian rreth 25 miliardë euro dhe rreth 700,000 jetë në vit.Me aplikimin e direktivës së Komisionit Europian mbi ligjin anti-duhan, ndryshimet e reja mund të shndërrohen në një ligj duke nisur nga viti 2014.