Irak, 38 të vrarë nga sulmet me bomba

Nga një valë sulmesh me bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut, janë vrarë të paktën 38 persona dhe plagosur dhjetra të tjerë.Ka raporte se të paktën shtatë sulme me bomba në Bagdad janë kryer mbrëmë vonë.Agjencia Reuters njoftoi se pjesa më e madhe e sulmeve ndodhi në lagjet me popullatë shumicë myslimane shiite, por një shpërthim ka ndodhur në lagjen Dura, me popullatë shumicë sunite.Nga dhuna në Irak, deri më tani janë vrarë më se 6 mijë persona.