SHBA, mbyllja e qeverisë prek edhe Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 10:30
Mbyllja e pjesshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka prekur edhe Shtëpinë e Bardhë, ku 3 prej 4 anëtarëve të personelit, janë larguar nga detyra.Prej 1701 nëpunësve, tashmë punojnë më pak se 450. Në mesin e tyre ka këshilltarë të ndryshëm, asistentë, kopshtarë, e të tjerë.Kjo ka ndodhur për arsye se ata hyjnë në kategorinë e personelit “joesencial”."Ndihmësit e presidentit Barack Obama po mundohen ta mbajnë lart ndjenjën e gjendjes normale. Por, e ashtuquajtura gjimnastikë logjistike që e drejton qendrën kryesore të qeverisë federale, me personelin e reduktuar, ka krijuar një ndjenjë të çrregullimit të butë, raporton agjencia AP.