16-vjeçarja pakistaneze nderohet me çmimin ‘Politkoskaya’

Malala Yousafzai është vajza 16-vjeçare e cila i  mbijetoi një sulmi të talebanëve. Për këtë arsye ajo është nderuar me çmimin prestigjioz të gazetares ruse të vrarë Anna Politkoskaya.Ajo ështeë qëlluar me armë ndërsa udhëtonte për në shkollë, në pjesën veriperëndimore në Pakistan, në tetor të vitit 2012.Çmimi ‘Politkoskaya’ jepet çdo vit nga grupi “Raw in War” dhe u jepet femrave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Çmimi iu dha 16-vjeçares “për kurajon e saj për të folur hapur kur askush tjetër nuk e ka pasur këtë guxim, për fuqinë e saj për t’u dhënë zë shumë grave dhe vajzave, zërat e të cilave nuk mund të dëgjohen dhe për besimin e saj të pasionuar në përurimin e arsimit për vajza”.Çmimi iu dorëzua në Londër nga Nicholas Winton. 104-vjeçari Winton njihet për veprat e tij. Ai u ka shpëtuar jetën fëmijëve hebrenj nga ish-Çekosllavakia në kohën kur ishte e okupuar nga nazistët.