CIA: Greqia planifikonte të ndërhynte ushtarakisht në Maqedoni
Shënimet e Agjencisë qendrore të zbulimit (CIA) nga koha e luftërave ballkanike, të publikuara këto ditë, tregojnë se Greqia i ka bërë presion SHBA-së kundër njohjes së Maqedonisë, por autoritetet amerikane i kanë hedhur poshtë këto presione, të udhëhequr nga dëshira për ta stabilizuar Ballkanin.Në raport madje paraqitet edhe mundësia për ndërhyrje greke në Maqedoni, nëse lufta në Kosovë shkakton valë refugjatësh, e cila do të përhapej drejt Greqisë. Këtë mundësi CIA e ka shqyrtuar që në vitin 1995.Maqedonia ka rol dytësor në këto dokumente, por megjithatë dokumentet përmbajnë njohuri interesante. Vetëm tre shënime, të vitit 1994 dhe 1995, nga i tërë materiali i cili është I aksesueshëm për opinionin në faqen e internetit të CIA-s, i janë kushtuar kryesisht Maqedonisë, por edhe ato flasin në kontesktin më të gjerë ballkanik.Kështu, memorandumi i përgatitur nga ana e Roxher Xhorxh, oficer i CIA-s për Evropë, për nevojat e Xhozef Najt, ndihmës sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së, në mars të vitit 1995, flet për pjesëmarrjen e forcave amerikane në misionin UNRPOFOR, për sigurimin e kufirit të Maqedonisë nga sulme serbe dhe përhapjen e trazirave në Kosovë.Në dokument prekt se Greqia planifikonte të intervenojë ushtarakisht në Maqedoni, në rast se lufta e Kosovës të shkaktonte kalimin e refugjatëve përmes Maqedonisë drejt Greqisë.Sipas oficerit të CIA-s, autoritetet e Maqedonisë konsideroheshin të izoluara nga konfliktet në Ballkan dhe, me përjashtim të incidenteve rreth Universitetit të Tetovës, nuk pritnin përhapje të trazirave nga ish-Jugosllavia.