Greqi, prokuroria publikon raportin për "Agimin e Artë"

Prokuroria greke ka publikuar sot raportin mbi strukturën dhe funksionimin e “Agimit të Artë”, në të cilën thekson se kjo organizatë është një strukturë hierarkike-piramidale, sipas dogmës hitleriane mbi “pushtetin e shefit”.Raporti nënvizon se Agimi i Artë përzgjedh persona me njohuri për artin luftarak, të cilët, siç thotë, stërviten në zona të Atikës si Malakasa, Mandra dhe Salamina.Raporti vë në dukje gjithashtu, se organizata përdor armë luftarake, të cilat ruhen në vende deri më tani të panjohura dhe ky fakt është konfrimuar edhe dy dëshmitarë, ish anëtarë të “Agimit të Artë”.“Agimi i Artë”, thuhet në raport, “u paraqit në fillim të dekadës 1980-1990, me trajtën e një organizate të mbyllur dhe me pak pjesëtarë, për edukimin ideologjik të nazistëve. Në vazhdim, ky grup evoluoi në një formacion politik, ndërsa krahu operativ i organizatës realizonte aktivitetin jashtë zyrave, domethënë sulmet e dhunshme kundër atyre që organizata i konsideronte armiq të saj”.Prokurori i referohet statutit të organizatës, ku në mënyrë të prerë përcaktohet ndarja e dy aktiviteteve, me një grup të përbashkët udhëheqës dhe me pushtetin e shefit, “të jetë absolut sipas dogmës hitleriane Fuhrerprinzip (principi i shefit)”, urdhëri i të cilit ishte i shenjtë dhe i panegociueshëm.Në raport gjithashtu theksohet se sipas filozofisë së Agimit të Artë, “kush nuk i përket komunitetit laik të racës është qënie e dorës së dytë. Në këtë kategori përfshihen emigrantë të huaj, romë, kushdo që nuk pajtohet me idetë e tyre, madje edhe personat me probleme mendore. Për Agimin e Artë, dhuna është mesazhi dhe jo mjeti i arritjes së synimeve të tyre”.Sa i përket mënyrës së funksionimit të organizatës, prokurori nënvizon se “urdhëri kalon nga shefi tek zëvendëshefi dhe në vazhdim nga ky tek vartësit më të ulët në hierarki, deri në zbatimin përfundimtar”.