Mediat:Jahjaga pritet të ftojë Nikoliçin në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur tashmë dëshirën dhe vullnetin e saj që të ftojë në Samitin e gjashtë të presidentëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Kosovë, edhe homologun nga Serbia, Tomisllav Nikoliç.Jahjaga ka adresuar një ftesë publike për presidentin Nikoliç, pas Samitit të pestë të mbajtur para pak ditësh në Durrës.Sipas mediave në Kosovë, në Samitin e ardhshëm që do të zhvillohet në Prishtinë, Presidentja Jahjaga pritet të ftojë zyrtarisht Nikoliçin në Kosovë, edhe pse ky i fundit ditë më parë ka thënë se “ende nuk është momenti i duhur për një takim të tillë në Kosovë”.Zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se presidentja e Republikës, që prej pjesëmarrjes në Samitin e tretë në Ohër, në vitin 2011 ka shfaqur gatishmërinë e takimit me presidentin e Republikës së Serbisë, dhe ka përsëritur qëndrimin e saj se në samitet e presidentëve të rajonit duhet të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë dhe ai i Bosnjë dhe Hercegovinës.