Brad Pitt, baba dhe partner ideal

Aktori i njohur Hollywoodian, Brad Pitt, vetëm përpara pak ditësh u përmend për rolin e tij si prind. Aktori u fotografua me dy binjakët e tij, Knox dhe Vivienne në një ditë të paharrueshme në Legoland.Krahas ditës së gjatë që kaloi me dy fëmijët, ajo që u dallua tek Brad ishte dhe modestia e tij e theksuar. Ndryshe nga të tjerë të njohur, aktori nuk e shfrytëzoi famën e tij për të qenë i pari por priti radhën me durim, duke i dhënë kështu dhe një shembull të denjë fëmijëve.Por së fundmi është bërë me dije se përveçse një baba i shkëlqyer është dhe një partner për tu patur zili. Gjatë shëtitjes së tij dhe Angelinës nëpër Hong Kong, aktori 49 vjecar shpenzoi  më shumë se 250.000 $ për Angelinën.Ai bleu një sërë bizhuterish të kushtueshme në një dyqan të njohur kinez. Sipas shitëses, ai bleu një ore Parmigiani e cila është e njohur për cilësinë e saj, një varëse me diamante `Sunray`18 karat,  e shumë të tjera.