Vdes "Daja" i Ezelit, aktori turk ndërron jetë në moshën 77-vjeçare

Aktori i mirënjohur turk, Tuncel kurtiz (Daja Ramizi në serialin turk “Ezel” ose Ebu Suud tek “Sulejmani i madhërishëm”), ka ndërruar jetë ditën e djeshme.Mediat turke bëjnë me dije se Tuncel kurtiz është rrëzuar në shtëpinë e tij në Stamboll dhe si pasojë ka marrë një goditje në kokë. Edhe pse është çuar me urgjencë në spital dhe me gjithë përpjekjet e shumta të mjekëve për ta shpëtuar, fatkeqësisht aktori 77-vjeçar ka humbur jetën.I lindur në vitin 1936 në Izmit të provincës Kocaeli, ai gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor.Që nga viti 1958, ka performuar në skena të ndryshme në teatrot e Stambollit dhe në Turqi, po ashtu ka luajtur edhe në Teatrin Mbretëror të Stokholmit dhe Teatrin Suedez, pastaj ka qenë pjesë e shfaqjeve në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe në Angli.Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist. Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive.Në Shqipëri u bë i njohur me rolin e Ramiz Karaeskit në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit.Aktori turk ka qënë adhurues i madh i veprave të Ismail Kadaresë, madje shumicën e poezive të tij i dinte përmendësh. Njëkohësisht aktori ka qenë fans i madh i filmit “Prapa diellit” të Kadaresë, film ky që ka fituar shumë çmime në botë.Në varrim merrnin pjesë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhe siçvihet re edhe në fotot e mëposhtme, janë të gjithë të përlotur, por ajo që vihet re më tepër është mungesa e aktorit turk Kenan Imirzalioglu (Ezeli).Burime bëjnë me dije se Kenan pas lajmit për vdekjen e Tuncel Kurtiz, nuk është ndier mirë, ka humbur ndjenjat, dhe ndodhet në spital, kjo ndoshta edhe për shkak të problemit që ai ka me diabetin.