David Beckham, dhuratë një udhëtim në Disneyland për motrën
Ish futbollisti i njohur David Beckham, i cili arriti të habiste të gjithë me dorëheqjen e tij nga futbolli, mësohet se ka paguar plotë 10.000 paund për t`i mundësuar një udhëtim në Disneyland ne Paris, motrës dhe fëmijëve të saj.
David, emri i të cilit u lakua vetëm pak kohë më parë pasi kishte bërë tatuazh emrin e bashkëshortes së tij Victorias në dorën e djathtë, është duke i kushtuar më shumë kohë familjes, tashmë që impenjimet e tij nuk janë aq të shumta sa më parë.
Motra e tij e cila quhet Lynne, pavarësisht famës dhe pasurisë së vëllait të saj, mësohet se është një person i varfër. Një burim i sigurt ka bërë me dije se gjendja e saj ekonomike ishte aq e mjerueshme, saqë e detyruan këtë të fundit të shiste fustanin e saj të nusërisë vetëm për 5 paund.Krahas udhëtimit të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë që David i ka mundësuar motrës dhe nipërve të tij, ish futbollisti i ka paguar dhe një suitë në një hotel me 5 yje të quajtur “Castle Club Hotel”.