Shqiptarja e denjë për “Guinnes”, 113 vjeçarja që ka jetuar në shekuj të ndryshëm
Ajo quhet Gjela Mhilli dhe ne muajin mars ka mbushur plot 113 vjeç. Me nje memorie per tu patur zili dhe shendet mjaft te mire, Gjela eshte e rrethuar nga mbi 100 niper e mbesa. Ajo ka sjelle ne jete 6 femije,d y prej te cileve nuk i jetojne me.Me nje jete te gjate shekullore, Gjela ofron mjaft histori qe nisin qe prej kohes te Mbretit Zog. Rrugetimi i gjate i saj ne jete, natyrisht qe eshte shoqeruar me nje diete te forte ushqimi, ku nga me te preferuarat e saj jane perimet.Natyrisht semundjet kane prekur edhe gruan e moçme, por gjate gjithe jetes se saj vizitat tek mjeku ajo i numeron me gishta,kjo per gjetjen e sekretit nga ana e saj, mbeshtjellja me leshin e deleve ne vere, sjell imunitet ndaj semundjeve gjate dimrit.Djali i vogel i Gjeles eshte Xhevalini 72 vjeç, i cili tregon disa detaje mbi jeten e gjate te nenes se tij.Gjela Mhilli eshte banore ne fshatin Tarzh ne Mirdite, zone ku ka jetuar per 113 vite me rradhe.Shendeti mjaft i mire qe gezon dhe mosha qe ka mbi supe shume shpejt mund ta bejne 113 vjeçaren pjese te librit Gines, ku rekordi mbahet nga italo-amerikania Dina Manfredini e cila nderroi jete para nje viti ne moshen 115 vjeçare. Mosha më e lartë e një njeriu është mbajtur nga francezja Zhan Luiz Kalma, 122 vjeç e 164 ditë.