Vdes në një aksident aktori italian Guliano Gemma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 09:28
Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçari, si pasojë e një aksidenti rrugor aktori i njohur Italian Guliano Gemma.Gemma po udhëtonte me makinën e tij në Cerveteri, kur është përplasur me një makinë tjetër. Menjëherë aktori është dërguar në spital por ka humbur jetën.Guliano Gemma ka lindur në Romë më 2 shtator 1938. Fëmijërinë e ka kaluar në Reggio Emilia deri në 1944, dhe më pas familja e tij ëshyë kthyer në Romë.Kur ishte fëmijë është plagosur gjatë një shpëthimi dhe shenjat në fytyrë që i kishin mbetur bënë që personazhet e tij të mos harrohen, si “Një pistoletë për Ringo” “Edhe ëngjëjt hajnë fasule,” “Arritën Titanët”, etj