Miss Bota 2013 mund të mbetet pa kurorë?
Filipinasja Megan Young, e cila u shpall gruaja më e bukur në botë në ishullin Bali të Indonezisë, para një viti ka bërë ca foto provokuese në edicionin e revistës “Rouge” dhe tani mund t`i merret kurora e Miss Bota.Menjëherë pas dorëzimit të kurorës së Miss Bota, në rrjetet sociale u paraqitën fotot e përmendura, ndërsa disa në rrjetet sociale janë përhapur thashetheme se asaj mund t`i merret kurora, pasi konsiderojnë se fituesja duhet të jetë shembull dhe personifikim i stilit, dinjitetit dhe fisnikërisë.
Bukuroshja filipinase deri tani nuk ka bërë ndonjë koment për fotot, dhe po kështu kanë vepruar edhe krerët e drejtorisë së konkursit të bukurisë. Nëse e humb titullin, atëherë Miss bote do të shpallet e dyta në këtë garë, bukuroshja nga Franca Marine Lorpheline.
Foto kontestuese të bukuroshes së botës mund t’i shikoni në linkun:www.fashionmediaph.blogspot.com/2012/03/megan-young-in-sizzling-editorial-for.html