Sharon Osburne: Do të divorcohesha nga Ozzy

Ajo është një figurë e njohur për të gjithë, fillimisht si bashkëshorja e rockerit të famshëm, Ozzy Osbourne, e më pas si anëtarja e jurisë së “X factor” dhe “America`s Got Talent”.Së fundmi është bërë me dije që Sharon Osbourne ka rrëfyer çdo gjë rreth divorcit që pritej të ndodhte mes saj dhe Ozzyt, në librin që ka publikuar, "Unbreakable" (Të pathyeshmit).Sharon rrëfen se si martesa e saj 32-vjeçare ishte në prag të përfundimit,  kur ajo zbuloi se bashkëshorti i saj i ishte rikthyer sërish veseve të dikurshme,  si konsumi i alkolit dhe lëndëve narkotike. Sharon shpjegon se u ndje e rrënuar kur zbuloi këto gjëra , por jo vetëm.Ai të cilin ajo e përshkruan si momentin më të dhimbshëm të saj ishte ai kur Ozzy i telefonoi dhe i tha : " Mendoj se kam nevojë të jem beqar sërish." Por përgjigja e Sharon përveçse kishte mospëlqim  brenda saj, përmbante dhe fjalë fyese të tipit : "Si mund të jesh një beqar ?! Ti je thjesht një person i dalë në pension".Por pasi mori veten dhe u kurua,  Ozzy i kërkoi falje publike të gjithë familjes për sjelljen e tij jo të hijshme. 64-vjeçari krahas shoqërisë dhe pjesëtarëve të grupit, nuk harroi të përmendte veçanërisht bashkëshorten e tij Sharon, me të cilën ende vazhdon martesën i lumtur .