Katie Holmes, një nënë për tu patur zili

Që kur vajza e saj Suri, theu krahun e djathtë gjatë muajit gusht, një ndër synimet kryesore të Katie Holmes ka qenë ta bëjë 7-vjeçaren të ndihet sa më mirë, të jetë në humor por mbi të gjitha të mos i mungojë asgjë.Dhe mesa duket këto synime ajo po i arrin më së miri.Ditën e shtunë të fundjavës së kaluar nënë e bijë u fotografuan duke dalur nga një dyqan i Apple në Neë York.Suri dukej e lumtur teksa mbante në dorë telefonin e saj Iphone të bardhë me mbështjellëse ngjyrë lejla.Por ndryshe nga vajza e saj të cilën e mban gjithnjë përdore, Katie e cila ishte e veshur me bluzë të zezë, xhinse dhe një xhaketë bojëqielli, u fotografua tërësisht serioze.