2Pac Shakur dhe Jada Smith, miq të vjetër
Ai është një ndër këngëtarët më të preferuar të rrymës hip hop2 Pac Shakur, është ndarë nga jeta në 7-Tetor të vitit 1996 , si pasojë e një atentati. Këngët e tij të cilësuara si hite, "California Love" ose "Dear Mama" ende vazhdojnë të preferohen nga të rinjtë.
Rapperi i famshëm, 2 Pac Shakur, gjithnjë dallohej dhe lakohej për jetën e vështirë që kishte pasur, problemet dhe zënkat e ndryshme mes bandave.Ndërsa në lidhje me jetën e tij të mëpërparshme, 2Pac Shakur nuk ishte bërë pothuajse asgjë të ditur, deri në momentin kur bashkëshortja e aktorit të njohur Will Smith, aktorja Jada Smith, publikoi disa foto të vjetra të saj dhe të 2Pac në Instagram.
Ai dhe Jada fillimisht ishin takuar në shkollën e Baltimore ku të studionin për arte. Që nga ajo ditë, të dy u bënë miq të pandashëm dhe gjithnjë shfaqeshin në shoqërinë e njëri tjetrit.
Pavarësisht se u hodhën shumë hipoteza nga miqtë e tyre lidhur me marrëdhënien e krijuar, Jada dhe krijuesi i hitit "Only God Can Judge Me " vërtetuan të kundërtën.
Gjatë asaj kohe 2Pac studionte për aktrim, poezi dhe jazz , ndërsa Jada ishte e fokusuar vetëm tek pasioni i saj i hershëm aktrimi.Por miqësia e tyre nuk përfundoi pasi ata kryen studimet, menjëherë pas kësaj dhe pas famës që rapperi fitoi, ata sërish vazhduan të ishn miq të mirë dhe të takoheshin shpesh.
Në foton e tyre të fundit, 2Pac Shakur shfaqet duke puthur miken e tij të ngushtë Jadën teksa ajo e përqafon, një foto kjo e shkrepur pak përpara se ai të ndahej nga jeta.