Lady Gaga: Gjatë inçizimit kam qenë e droguar
Albumi i saj më i ri i “Artpop”, për të cilin Lady Gaga ka pranuar se ka punuar vërtetë shumë, është ai që pritet të hidhet në treg në datën 11 Nëntor. Por në intervistën e dhënë së fundmi për Elle, këngëtarja ka bërë një deklaratë shokuese lidhur me hipotezat e hedhura.
Nga disa burime, ishte bërë me dije se gjatë kohës që 27-vjeçarja kishte inçizuar këngët e albumit, kishte qenë në gjendje të dehur dhe ajo nuk e mohoi plotësisht. Pas pyetjes së intervistuesit, Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, u shpreh:
"Gjatë inçizimit të këngëve të mia, të cilat janë pjesë e albumit, kam qenë më shumë në gjendje të droguar se sa të dehur."
Kjo nuk është hera e parë që Gaga lakohet për konsum të lëndëve të ndryshme narkotike.
Gjatë Tetorit të vitit të kaluar në Amsterdam, ku ajo mbajti dhe një Koncert, këngëtarja pranoi se përpara se të niste performancat, kishte konsumuar lëndë narkotike dhe pasi ja rrëfeu publikut këtë i pyeti:"Jemi në Hollandë apo jo?!"
Gjatë përfundimit të kësaj interviste, Stefani pohoi se pavarësisht se ajo ishte një konsumatore e rregullt, përsëri nuk ja këshillonte përdorimin e lëndëve ilegale personave të cilët nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat që mund t`i sjellin.