Zeta Jones ribashkohet me Douglas
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas i kanë dhënë edhe një shans martesës së tyre pasi aktori i Hollywoodit është rikthyer në shtëpinë e tij, kanë raportuar sot mediat britanike.
Gjatë muajit gusht çifti befasoi fansat kur bënë të ditur se i kanë dhënë fund martesës së tyre 13 vjeçare. Douglas në atë kohë mohoi zërat se është bërë kërkesa për divorc, duke insistuar se problemet martesore ishin të përkohshme derisa gjatë gjithë kësaj kohe ai ka mbajtur unazën e tij të martesës.
Tani gazeta britanike "The Sun", ka bërë të ditur se Zeta-Jones ka lejuar yllin e filmit ''Attraction'' për t'u rikthyer në shtëpinë e tyre në New York, ku ajo është duke banuar me dy fëmijët, Dylan dhe Carys.
''Michael e pyeti Catherinën që t'i jap edhe një shans gjërave të tyre dhe ajo u pajtua me këtë. Por nuk e ka bërë për hir të fëmijëve'', ka thënë një burim për gazetën.
''Kur ata janë mirë, kalojnë shumë mirë së bashku sa që janë të gatshëm të harrojnë të gjitha problemet e tyre. Ky është një lajm i mirë për Zeta-Jones'', është shprehur ai.