Anastasia fiton për herë të dytë luftën ndaj kancerit

Këngëtarja e njohur Anastasia e cila është dalluar gjithnjë për zërin potent dhe për këngët e saj të shumta të cilat janë kthyer në hite botërore, mësohet se është diagnostikuar me kancer në gji.Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë. Kjo sëmundje ju shfaq fillimisht në vitin 2003,  kur ajo kreu dhe ndërhyrjen e parë kirurgjikale. Por jo shumë kohë më parë 45-vjeçarja bëri me dije për të gjithë adhuruesit e saj se sërish ishte bërë pre e kësaj sëmundjeje.Në intervista të ndryshme ajo ka shpjeguar momentet e vështira që ka kaluar,   por mbi të gjitha tregon se ka gjetur forcën për t`i përballuar.Anastasia rrëfen se pasi zbuloi se çfarë po ndodhte me shëndetin e saj u ndje shumë keq, por pasi bëri ndërhyrjen e saj të dytë që fatmirësisht rezultoi e suksesshme, u shpreh se ndihet gati të nisë një tjetër kapitull të jetës së saj.Edhe pse do t`i duhet të presi dhe pak kohë, ajo ka siguruar se do të vazhdojë të këndojë sërish.