Të luajmë me tulla! Brad Pitt çon fëmijët në “Legoland”
Aktori i njohur i Hollywoodit, 50-vjeçari Brad Pitt, është fotografuar gjatë kësaj fundjave me dy fëmijët e tij.
Sëbashku me dy binjakët, Knox dhe Vivianne, kaluan një ditë të paharrueshme në Legoland Windsor.Ndryshe nga herët e tjera, Brad nuk ishte i shoqëruar nga ylli i filmit "Mr and Mrs Smith" Angelina, dhe fëmijët e tjerë Pax, Madox, Shiloh dhe Zahara. Ata të tre ishin të shoqëruar dhe nga truproja e aktorit e cili i shoqëronte kudo.
Sëbashku frekuentuan një sërë lojrash të ndryshme, tek disa prej të cilave aktori i Hollyëoodit u vu re të fitonte, por ajo e cila tërhiqte vëmendjen krahas lookut të tij të ri për tu admiruar , ishte dhe thjeshtësia e Brad.
Ai u fotografua duke pritur radhën si të gjithë të pranishmit e tjerë për të marrë pjesë tek lojrat me hedhje.
Aktori nuk u vu re të shfrytëzonte famën e tij, por me modestinë që e karakterizon priti me durim së bashku me fëmijët radhën e tij.