Megan Young, Miss Bota 2013
Mis Filipinet është zgjedhur Miss Bota në natën finale pavarësisht kërcënimeve të grupeve islamiste që përpiqeshin për të ndaluar mbajtjen e spektaklit.
Megan Young, e cila ishte e veshur me një fustan pink, fitoi kurorën e më të bukurës së botës në edicionin e 63-të të Miss Botës, që u mbajt në ishullin e Balit në Indonezi.
“Premtoj se do të jem Miss Bota më e mirë që ka qenë ndonjëherë”, tha 23-vjeçarja pasi u shpall Miss Bota 2013.
Ajo mundi 127 konkurrente nga e mbarë bota në mesin e të cilave Kosova përfaqësohej nga Antigona Sejdiu, ndërsa Shqipëria nga Ersela Kurti.
Shoqëruesja e parë u shpall ganezja Giuseppina Baafi, ndërsa shoqëruesja e dytë ishte francezja Marine Lorphelin.Organizatorët e “Miss Bota” më herët ishin pajtuar për të hequr nga gara veshjet me bikini.