Rita Ora bën injeksion
Një zgjidhje e re nga këngëtarja, për të mbajtur sa më lart nivelin e energjisë.Ajo tashmë jeton një jetë të pakontrolluar, si një yll ndërkombëtar, prandaj nuk është çudi që Rita Ora të ketë gjetur një zgjidhje të re, për të mbajtur sa më lart nivelin e energjisë.
E këtë metodë ka dashur që ta bëjë publike edhe me të tjerët, teksa shoqja e saj Emily Rose ka postuar në Twitter një foto ku ajo dhe këngëtarja me origjinë kosovare janë duke marrë me injeksion vitaminë B12.
Këto injeksione rekomandohen për njerëzit që vujajnë nga lodhja, letargjia, ndihen të zbehtë dhe pa frymë, si rezultat i uljes së oksigjenit në gjak.
Vitamina B12 në fakt mund të shkaktojë edhe anemi, por shumë njerëz të famshëm si Madonna, Justin Timberlake, Katy Berry, Justin Bieber, apo Victoria Beckham kanë filluar ta trajtojnë veten me injeksione të tilla.