Jemen, militantët marrin peng një pjesë të bazës ushtarake
Një grup i dyshuar i militantëve të Al-Kaidës e kanë ozurpuar një pjesë të një baze ushtarake të Jemenit, në qytetin-port, al-Mukalla, që gjendet në pjesën juglindore të këtij vendi.Militantët kishin arritur në këtë bazë sot në mëngjes, të maskuar si pjesëtarë të forcave të sigurisë.Ushtria e Jemenit ka konfirmuar se militantët kanë hyrë në këtë bazë, ku kanë vrarë dy ushtarë dhe plagosur 6 të tjerë.Ata po mbajnë peng disa njerëz, përfshirë gjeneralin Muhsen Hasan, komandant i rajonit të dytë ushtarak në rajon, i cili gjendej në bazë kur ndodhi sulmi.Ushtria e Jemenit raportoi se po i lufton militantët brenda bazës, në pritje edhe të përforcimeve ushtarake.Militantët e ndërlidhur me al-Kaidën luftojnë kundër ushtrisë së Jemenit për disa muaj.Në sulmin e 20 shtatorit janë vrarë 56 ushtarë.