Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII, shenjtorë më 27 prill
Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen shenjtorë më 27 prill të vitit 2014. Lajmi u dha nga Vatikani, nga vetë Papa Francesku.Papa Françesku këtë njoftim e ka bërë sot në një takim me kardinalët në Vatikan.Papa Wojtyla u lumturua në maj të vitit 2011 dhe ashtu si në atë ditë, në fund të prillit në sheshin Shën Pjetër do të mblidhen mijëra besimtarë të Papës polak nga e gjithë bota.Po ashtu në shesh pritet të jenë edhe ata katolikë që prej kohësh kanë besuar në shpalljen shenjt të Papës Gjon XXIII, i quajtur ndryshe edhe si Papa i Mirë.Ai e udhëhoqi Kishën Katolike për 27 vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 2005.Gjon Pali II mbahet mend për karizmën e tij dhe rolin në ndihmën që dha për rënien e sundimit komunist në Evropën Lindore.Gjoni XXIII, i lindur në Itali si Angelo Roncalli, ishte Papë në periudhën 1958 – 1963. Ai ka udhëhequr reformat kryesore dhe e kishte mbajtur Këshillin e Dytë të Vatikanit, që ishte hapur në vitin 1962.