Pakistan, 42 të vrarë nga një sul me bombë

Rritet bilanci i viktimave pas një sulmi me bombë në një treg në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.Sulmi ndodhi dje afër një stacioni të policisë në qytetin Peshavar.Një zëdhënës ka theksuar se deri më tani numërohen 42 viktima dhe të paktën 107 të plagosur.Në mesin e të vrarëve ishin edhe 15 anëtarë të një familjeje, e cila kishte ardhur në qytet nga një fshat i afërt, në kuadër të përgatitjeve për një dasmë.Talibanët pakistanezë thanë se nuk janë përgjegjës për këtë sulm.Ky sulm ndodhi një javë pasi më tepër se 80 të krishterë u vranë nga dy sulme vetëvrasëse në një kishë.Kjo dhunë po ndodhë në periudhën kur qeveria synon hapjen e bisedimeve paqësore me talibanët.