Franca kundër hyrjes së Rumanisë e Bullgarisë në Schengen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2013, 13:25
Franca ka kundërshtuar hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen.Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, ka deklaruar se Franca nuk pranon hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian, e njohur si Zona Schengen.Fabius tha sot se pranimi i këtyre dy vendeve do të thotë që emigrantët nga vendet e treta mund të hyjnë lirisht në BE, nëpërmjet Rumanisë dhe Bullgarisë.Këto komente u bënë në periudhën e një debati të ashpër në Francë lidhur me trajtimin e emigrantëve romë, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria.Ministri i brendshëm, Manuel Valls, javën e kaluar ka thënë se romët nuk mund të integrohen në shoqërinë franceze dhe duhet të dërgohen në shtëpi.