Itali, Kryeministri ka kërkuar votëbesim në Parlament

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta,ka kërkuar votëbesim për qeverinë e tij, për ditën e mërkurë. Qeveria italiane është përfshirë nga një krizë pasi të shtunën pesë ministra nga partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, paraqitën dorëheqjen.Pas takimit me kryeministrin, Presidenti  Xhorxho Napolitano tha se ka folur me dy nga ministrat  e dorëhequr, ndërsa theksoi se kjo ka sjellë një klimë të pasigurisë lidhur me zhvillimet e fundit. E tani vendimin final Letta e pret përpara Parlamentit . Kryeministri italian beson se grupimi i qendrës së majtë i tij ka ende një shans për të mos tërhequr mbështetjen dhe për të vazhduar në qeveri."Presidenti i Republikës shpërndan parlamentin vetëm në rast se nuk ka asnjë shans për të gjetur një shumicë dhe një qeveri e re në interes të vendit ", tha Napolitano përpara takimit me kryeministrin Letta.Por, manovra e Berlusconit, i cili deklaroi se duhen zhvilluar sa më shpejt zgjedhje të parakohshme, vë në rrezik jo vetëm stabilitetin vendit, por edhe të vetë partisë së tij.Një pjesë e eksponentëve nuk janë dakort me një qëndrim kaq ekstrem, me rrjedhoja të rënda për vendin.  Gjatë kësaj jave përveç votbesimit  në Parlament të qeverisë Letta, përfaqësuesit e Senatit duhet të vendosin nesë Berlusconi do të bjerë si senator dhe brenda datës 15 tetor ai duhet të vendosë nëse do të kalojë në arrest shtëpie apo pranë shërbimeve sociale një vit dënim që iu dha nga përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit më një gusht.Silvio Berlusconi u dënua për një mashtrimi fiskal prej 7,3 milionë eurosh në dëm të shtetit lidhur me shitblerje të të drejtave televizive të grupit të tij mediatik Mediaset.