Çelet panairi i librit në Berat, interes nga ana e lexuesve

Është çelur ne Berat panairi i librit, ku lexuesit e këtij qyteti do të kene mundësi të njihen me titujt më të fundit të letërise së huaj, asaj shqiptare, botimet më të fundit historike, librat për fëmijë, etj.Që në ditën e parë të këtij panairi është vënë re një interes i madh nga ana e lexuesve të Beratit, të cilët nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre me tituj të rinj librash, pasi biblioteka e qytetit, tashmë në shërbim të gjithë qarkut, nuk disponon fondet për paisjen e stendave.Drejtoresha e bibliotekës, Valbona Zylyftari, shprehet se gjatë panairit të librit do të ketë promovime dhe prezantime librash të rinj.Duke u ndalur në rëndësine e këtyre aktiviteteve, Zylyftari shprehet se bibliotekës i mungojnë fondet për paisjen me tituj të rinj te cilat po kerkohen nga lexuesi.Panairi i librit i cili po zhvillohet ne Berat do te zgjase per dy dite me rradhe.