Romët e pastrehë në Shishtufinë, pranojnë propozimin e qeverisë për tu zhvendosur
Romët pranojnë të shkojnë në ish-repartin 1005 në Shishtufinë e vënë në dispozicion nga Ministria e Mbojtjes me vendim qeverie. Në këtë mënyrë pritet të marrë fund odiseja e strehimit për 37 familjet rome të vendosur pranë ish- Ndërmarrjes së Dekorit. Një pjesë e familjarëve kanë parë kushtet nga afër dhe thanë se me riksontruksione të vogla, ajo ndërtesë është e banueshme.Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se do të punohet çdo ditë që këta familjarë të strehohen sa më shpejt në atë ish-repart, ndërsa tha se pushteti vendor është treguar neglizhent ndaj kësaj situate.Jetesa në trotuar për muaj me rradhë kërcënonte romët. Vetëm pak minuta më parë se ministri Veliaj të ishte i pranishëm një fëmijë është aksidentuar nga autobusi urban. Për fat të mirë, kjo përplasje nuk ka patur pasoja fatale, por vogëlushi po mjekohej në çadrën e impovizuar.Dhe si ky rast, problemi i strehimit të familjeve rome mbetet ende akutal, ku dhjetra familje të tilla gjenden sërish në mes të katër rrugëve.