“Ora News” ngre shtetin në këmbë, policia bllokon anijet e skrapit në Durrës

Pas denoncimit të skandalit të çmontimit të anijeve për skrap në portin e Durrësit nga emisioni “Alarm”, ka ardhur edhe ragimi i Ministrisë së Brendshme.  Me urdhër  të Ministrit Sajmir Tahiri, forca të policisë dhe FNSH kanë zbarkuar në port  për  verifikimin nga afër të situatës.  Menjëherë policia ka bllokuar anijet, duke rrethuar zonën ne nje distance rreth 30-40 metra, per te garantuar nje hetim te plote dhe te hollesishem te çeshtjes ne fjale.

Nderkohe qe drejt Durresit eshte nisur edhe Drejtori i Institutit Bërthamor per te bere analizat e anijeve që po kthehen në skrap, pasi dyshohet që mbetjet kanë përmbajtje radioaktive. I gjithë ky aksion nuk ka kaluar pa masa disiplinore, ku me urdhër të Ministrit Tahiri është pezulluar nga puna nëndrejtori i policisë së Durrësit , Arben Hasanaj, per moszbatim te urdherit per bllokimin e anijeve, ndërsa ka nisur një hetim edhe ndaj kapitenerisë së portit.Grupi i xhirimit të Ora News po e ndjek nga afër të gjithë situatën, ndërkohë që në port janë përqëndruar dhe një grup ambientalistësh nën kryesimin e Sazan Gurit të cilët apeluan ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama të marrë në dorë menjëherë situatën. Sipas tyre vendimi për ndalimin e importit të plehrave është për tu përshëndetur, por nuk ka vlerë sa kohë është i pjesshëm .“Jemi për të protestuar për skapin që erdhi këtu dhe pritet të vijë. Tek ne hyjnë anije luftarake me skrap dhe ska asnjë kontroll, dyshojmë që lënda ka mbetje radioaktive. Durrësi është shndërruar në një kosh të madh plehrash dhe skrapi. I bëjmë thirrje qeverisë së re të kontrollojë, të ndalojë këtë lloj importi” u shprehën ambientalistët.Porti i Durrësit po kthehet në një kantier për skrap. Një anije e vjetër ushtarake e ardhur 2 javë më parë në Durrës po çmontohet për tu shitur për skrap, ndërkohë që autoritetet e portit thonë se e gjithë kjo është e paligjshme. Dy javë më parë drejtori i portit Eduart Ndreu tha se jepte ambjente me qera. Dje një tjetër anije hyri në portin e Durrësit për të njëjtin qëllim, për tu çmontuar për skrap.Ndërkohë që autoritetet e portit po zhvillonin proçedurën për kontrollin e kësaj anije, emisioni “Alarm” i kërkoi autoriteteve të portit ta ndiqnin nga afër por nuk u lejuan. Përgjigjia ishte që kjo është një proçedurë rutinë kontrolli.