Bushati në “Ballkani Perëndimor 6”, diskutohet për më shumë bashkëpunim

Ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor u takuan në Nju Jork për të diskutuar mbi një iniciativë të re të Malit të Zi të quajtur (Western Balkan Six, Ballkani Perendimor Gjashtë), ne te cilin mori pjese edhe Ministri Ditmir Bushati.Gjatë diskutimit u pa e arsyeshme që të shihen të gjitha nismat rajonale ekzistuese dhe të shihet mundësia e zhvillimit të mëtejshëm të tyre, duke i bërë ato më gjithë përfshirëse dhe të hapura.Pas shkëmbimit të ideve ministrat nga vendet e rajonit vendosën që të ritakohen sërisht për të parë mundësitë që ofron nisma dhe sinkronizimin e saj me nismat e tjera rajonale egzistuese. Gjatë bisedës u evidentua rëndësia e ndërthurjes së eksperiencave mes vendeve të rajonit që sot janë anëtarë të BE-së dhe atyre që janë në procesin e kandidimit.Ministri Bushati merr pjesë në drekën e punës të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës së Adriatikut dhe Kartës së BaltikutMinistrat e rajonit të Adriatikut dhe të Balltikut vlerësuan nismën si një histori suksesi ne 10 vitet e egzistencës së saj si një forum fleksibël që ka kontribuar në reformimin e rajonit në një mjedis të sigurtë dhe me kapacitete të eksportimit të sigurisë. Antarësimi i Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO përfaqëson një provë të rëndësishme që perspektiva e rajonit mbetet rruga Euro-Atlantike.Gjatë takimit u vlerësua roli i Lituanisë në presidencën e Bashkimit Evropian si dhe kontributi i saj për të sjellë rajonin më pranë proceseve integruese. Gjithashtu, u vlerësua në mënyrë pozitive kontributi që kanë dhënë vendet e Kartës së Adriatikut dhe Kartës së Baltikut në misionin e aleancës në Afganistan, si një kontribut për paqen dhe sigurinë globale si dhe në mbrojtje të vlerave të aleancës.Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ka shërbyer më së miri si shembull në adresimin e cështjeve rajonale nëpërmjet intensifikimit të dialogut dhe raporteve dypalëshe.Në takim morën pjesë si vëzhgues edhe Ministrat e Kosovës, Serbisë dhe Gjeorgjisë.Ministri Bushati merr pjese ne mengjesin e punes te organizuar ne kuader te SEECPMinistri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar në Nju Jork në kuadër të (South East European Cooperation Process / Procesi për Bashkëpunimin në Evropën Jugore dhe Lindore). Gjatë fjalës së tij Ministri Bushati theksoi rëndësinë që ka kjo nismë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë në gjithë rajonin.Ai vleresoi rolin që ka luajtur Presidenca Rumune në drejtimin e SEECP që ndonëse ende nuk e ka njohur Kosovën, ka mbajtur një qëndrim tepër të moderuar dhe në përputhje me marrëveshjen e arritur me mbështetjen e BE-së. Gjithashtu, Ministri Bushati u shreh se Shqipëria do të mbështes përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat që kanë në fokus thellimin e bashkëpunimit rajonal.Bushati merr pjesë në darkën Transatlantike në Nju JorkMinistri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati merr pjesë në darkën Transatlantike në Nju Jork të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit z. Xhon Kerri. Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së diskutuan mbi cështje të rëndësishme të sigurisë globale.U vlerësua roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i aleancës jo vetëm për paqen dhe sigurinë në botë por dhe si një model i suksesshëm i bashkëpunimit politik dhe ushtarak për vendet anëtare dhe për ata që dëshirojnë të antarësohen në të.