Armëpushimi në Gaza, Ban: Jemi të inkurajuar dhe të lehtësuar nga marrëveshja

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që ka për qëllim t'i japë fund konfliktit që për një javë la të vrarë më shumë se 150 njerëz.“Ne jemi të inkurajuar dhe të lehtësuar që ata kanë arritur këtë armëpushim,” iu tha Bangazetarëve pas takimit me Mbretin Abdullah II, disa orë pasi fluturoi në Jordani, në kuadër të 'diplomacisë fluturuese' që synonte arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit.Armëpushimi është vlerësuar dhe përshëndetur edhe nga Presidenti i SHBA-së Barac Obama, i cili në mënyrë të vecantë ka vlerësuar Presidentin e Izraelit për dakordësinë e dhënë ashtu edhe presidentin e Egjiptit për rolin e tij si negociator.Më herët, ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës.Ai bëri njoftimin gjatë një konference për gazetarë të mbajtur bashkë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.Egjipti ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit që ka lënë të vrarë të paktën 148 palestinezë dhe pesë izraelitë, që kur shpërtheu tetë ditë më parë.