Poloni, vijojnë protestat kundër qeverisë
Me dhjetëra mijëra polakë do të ritkthehen për të pestën ditë në rrugët e Varshavës, për të protestuar kundër disa ndryshimeve të propozuara në ligjin e punës.Që prej së fillimit të javës, protestat janë bërë gjithmonë e më të numërta dhe janë përhapur në qytetet e tjera të vendit, ku sindikatat dhe qytetarë të thjeshtë kërkojnë një pagë minimale më të lartë, më shumë siguri për vendin e punës dhe zhvlerësimin e ligjit që rrit moshën e daljes në pension në 67 vjeç.Shumë prej manifestuesve mbanin parrulla në të cilat kërkohej dorëheqja e kryeministrit Donald Tusk.Manifestimet janë më të mëdhatë në një dekadë, edhe sepse të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër ligjit të shumëpërforlur.“Jemi duke u shndërruar në skllevër në vendin tonë”, deklaroi Marek Duda, lideri i “Solidarnosc”, një forcë politike e qendrës së djathtë.Ndonëse Polonia është i vetmi vend i BE-së që ka shmangur recesionin në vitet e fundit, ekonomia është ngadalësuar thuajse në nivelet e stanjacionit dhe sipas qeverisë, reforma thelbësore janë bërë të domosdoshme për të rikthyer një rritje të qëndrueshme.